E pranon kapiteni i Serbisë: Shaqiri e bën më së miri

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pas ndeshjes, kapiteni i Serbisë, Dusan Tadiq e pranoi që Shaqiri është shumë i mirë si anësor.

“Nuk do të flas tani për gjëra taktike. Ne duam një anësor në mbrojtje, e më pas Shaqiri e bën këtë më së miri dhe ne nuk e përcjellim deri në fund. Ky është një shembull”, ku shpreh Tadiq pas ndeshjes.