Dy vite qeverisje në BFI: Shkoi Jonuzi erdh Domuzi!

Në konferencën për media pas zgjedhjes së tij në krye të BFI-së, me 1 dhjetor 2022, Shaqir Fetahu tha se puna e këtij institucioni fetar që do të udhëheqë ai do të jetë në shërbim të çdo besimtari dhe qytetari, nëpërmjet dijes, konstultimit dhe transparencës.

Ai theksoi se do të ndërtojnë bashkësi serioze e cila me “mençuri dhe maturi” do t’u përgjigjet të gjitha sfidave që i sjell koha dhe vendi. Erdhi në krye të BFI me plot bujë por edhe pas dy vitesh nuk ka ndryshuar aspak imazhi i institucionit që e drejton duke mos lëvizuar asnjë gurrë nga e kaluara.

Por, tani pas dy vitesh nga zgjedhja e tij, parashtrohet pyetja se çka u ndryshua në BFI. Në vija të trasha, në këtë institucion fetuar u ndryshua vetëm prijësi dhe ca persona në kupolë. Fetahu erdhi në krye të BFI me një plan që të kryej reforma në BFI, ta stabilizoje financiarisht dhe administrativisht këtë institucion. Por dy vite kaluan dhe asgjë nuk ndryshoi.

“Keqpërdorimi i pozitës dhe prishja e imazhit”, ishin dy pikat që e dërguan në shtëpi ish kreun e BFI, Sulejman Rexhepin. Por, në perpsektivë prej dy vitesh, parashtrohet pyetja se çka ndryshoi në BFI?

Atë botë Fetahu kishte deklaruar që ndryshimet në këtë institucion fetar ishin të domosdoshme, pasi që kredibiliteti i BFI-së kishte filluar të shënojë rënie të dukshme. Tani pas 2 vitesh, parashtrohet pyetja se në ç’masë dhe në ç’drejtim ngeli kredibiliteti i këtij institucioni.

Fetuha kishte deklaruar se ndryshimet eventuale kushtetuese në këtë Institucion do të bëhen në bazë të nevojës, por edhe pas dy vitesh asgjë në këtë drejtim.

Po ashtu, Fetuha ishte deklaruar edhe për zbardhjen e keqpërdorimeve eventuale nga garnituara e kaluar udhëheqëse, bazuar në nenin 58 të kushtetutës së BFI. Madje, kreu i ri i BFI-së deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente për zbulimin e keqpërdorimeve financiare eventuale në BFI, por edhe pas dy vitesh as që është diksutuar për këtë çështje.

Bashkësia Fetare Islame mbetet i mbyllur për mediat dhe opinionin, njejtë si më parë. . Edhe pas dy vitesh, BFI nuk ka dorëzuar raporte financiare vjetore, sikurse nuk u shuan dilemat për keqpërdorime financiare për organizimin e Haxhit dhe vet punës së përditshme të këtij institucioni.

Dy vite qeverisje, kthimi i pronave dhe pasurive të përvetësuara të BFI-së nga ana e shtetit, nuk ka lëvizur asnjë centimetër.

Është sekret publik që mjetet finanicare të BFI barten me valixhe në bagazhe makinash, dhe nuk po gjindet zgjidhje për institucionalizim. Qoftë edhe një shoqatë e rëndomtë joqeveritare, sipas ligjeve, nuk mund të funksionin sipas dëshirave të personave. Çdo pagesë apo transferim mjetesh duhet të bëhet përmes sistemit bankar. Fetahu u thirrë në ligjin për pozitën juridike të bashkësisë fetare dhe grupit religjioz të Maqedonisë së Veriut, por e njejta nuk po respektohet.

Në BFI nuk ndyshoi as luksi dhe qeifi i drejtuesve të sajë. Darka, dreka e iftare me bollëk vazhduan të paguhet nga arkat e Muftinive dhe BFI, të cilat mbushet nga fitri e zeqati.

Që në fillim, pesimist për punën e kreut të ri të BFI ishte Ferat Baftiari njohës i mirë i rrethanve në BFI, i cili atë kohë kishte deklaruar që është e pamundur të besohet kjo, sepse, bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit, që të gjithë janë me “Sindromën e Stokholmit”, pandaj, si të tillë janë po aq të ligë sa pronari i shpirtit të tyre, Sulejman Rexhepi!

Abaz Islami do të thoshte: Shaqir Fetahu e ka shumë të vështirë që të shkëputet nga ai mentalitet me të cilin është kalitur si teolog i këtij nënqielli! E ka të vështirë të divorcohet prej “mentorit” të tij të përjetshëm, Sulejman Rexhepit.

Kujtojmë që rijaseti i BFI-së më 27 maj 2022 në mjediset e Muftinisë së Gostivarit shkarkoi Sulejman Rexhepin nga pozita e kreu të BFI-së, ndërsa më 30 maj në konferencë për media, Shaqir Fetahu deklaroi se është emëruar ushtrues detyre. Me 27 nëntor, Fetahu u zgjodh kryetar i BFI.

Reformat në BFI do të jenë të thella, të gjata dhe, gjithësesi, të kushtueshme. Vetëm duke e zbardhur dhe duke e luftuar këtë dukuri, do të rindërtohet perspektiva e ndritshme e BFI-së, natyrisht, duke e rikthyer edhe besimin e opinionit të gjërë në këtë Institucion. Por siç duket, kjo kryesi nuk e ka atë qëllim dhe atë fuqi për të rimëkëmbur Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut. Editorial, Redaksia Flaka