Digjet makina e diplomates italiane në Greqi

Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Siç raportojnë mediet e huaja bëhet fjalë për makinën e Sekretares së Parë të Ambasadës Italiane në Athinë, Susanna Schlein.

Mësohet se mjeti është djegur plotësisht dhe se zjarri është vënë teksa mjeti ka qenë i parkuar.
Për pasojë është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër, që ka qenë parkuar afër makinës së diplomates italiane.