Argjentina – Kroacia, orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës

Është mësuar çifti i parë i fazës gjysmëfinale në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas dy ndeshjeve çerekfinale që u zhvilluan këtë të premte.


Kroacia eliminoi Brazilin, teksa Argjentina kaloi tutje pas fitores ndaj Holandës.

Të dy këto ndeshje u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.

Kësisoj, Argjentina dhe Kroacia do të përballen mesvete në gjysmëfinale të këtij turneu.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 dhjetor, në stadiumin “Lusail Iconic”.

Gjysmëfinalja mes Argjentinës e Kroacisë do të zhvillohet nga ora 20:00.