Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhail Podolyak, ka thënë se Kievi nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Moskën dhe është gati për bisedime me liderin e ardhshëm të Rusisë, por jo me Vladimir Putin.

Komentet në Twitter nga Mykhailo Podolyak pasuan një raport të Ëashington Post të shtunën që thoshte se administrata e Biden po inkurajonte privatisht liderët ukrainas të sinjalizonin një mundësi për të negociuar me Moskën.

“Ukraina nuk ka refuzuar kurrë të negociojë. Pozicioni ynë negociues është i njohur dhe i hapur”, shkroi ai në Twitter, duke thënë se Rusia duhet së pari të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

“A është Putin gati? Është e qartë se jo. Prandaj, ne jemi konstruktiv në vlerësimin tonë: do të flasim me liderin e ardhshëm të Rusisë”, tha ai.