MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në Manastir janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera. Nga MPB thonë se bombat datojnë nga Lufta e Parë Botërore.

“Më datë 10.11.2022 në ora 13:30 në SPB-Manastir është raportuar se në rajonin e fshatit Staravinë të Manastir janë gjetur bomba 837 bomba të pashpërthyera të Luftës së Parë Botërore. Mjetet shpërthyese të gjetura janë marrë nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.