Vuçiqi paralajmëron për sonte takim me serbët e veriut: Situata është në prag të konfliktit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sonte takim me serbët e veriut të Kosovës, duke shtuar se atje situata është në prag të konfliktit.


Ai ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës tashmë janë mbledhur dhe se i ka ftuar ata të nisen drejt Beogradit.

“Ne kemi marrë informacionet e fundit të inteligjencës pak më parë dhe situata është shumë e vështirë, fjalë për fjalë në prag konflikti. Dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk do të vuajnë më dhe që të gjithë të vdesin, por jeta e secilit prej tyre dhe e çdo njeriu është më e rëndësishme për ne se çdo gjë tjetër dhe se ata duhet ta kuptojnë kërkesën tonë. Prandaj do të qëndroj deri vonë sonte”, tha Vuçiqi në një fjalim drejtuar qytetarëve pas kthimit të tij nga Brukseli, raporton Tanjug.

Vuçiqi tha se sonte do t’u thotë serbëve që kur të organizojnë protesta të mos jenë të dhunshëm.