Unioni Berlini ka pësuar humbje nga Bayer Leverkuseni në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në “Bay Arena” përfundoi me rezultatin 5:0.

Robert Andrich (46’), Moussa Dibay (56’, 58’), Adam Hlozek (68’) dhe Mitchel Bakker (76’) shënuan në fitoren e vendasve.
Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të në tabelë.

Union Berlini e ka humbur pozitën e parë dhe tani renditet i dyti me 26 pikë, dy më pak se Bayern Munichi.