Molos Gashi dhe Ag Abazi janë dy djemtë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ata kanë shkëlqyer në garën e matematikës në Dubai. Molosi ka zënë vendin e parë dhe është vetëm 7 vjeç, ndërsa Agu është shpallur për herë të katërt më i miri në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Molosi së bashku me mamin dhe Agu kanë folur për garën ndërkombëtare dhe emocionet e përjetuara.

“Bëhet fjalë për një garë që është mbajtur në Dubai dhe janë testuar nxënësit me 30 pyetje për 3 minuta. Ishin 15 fëmijë në grup dhe kanë përfaqësuar secili kosovën për moshën e vetë. Përveç nxënësve edhe mësueset janë vlereësuar me çmime për punën dhe arritjet e fëmijëve.

Molosi ka filluar tani klasën e dytë. Në moshë shumë të hershme ka shfaqur dëshirën për numrat dhe mbas një kohe e kemi testuar në insituti dhe ka një inteligjencë shumë të lartë”, u shpreh mami i Molosit.

“Unë kam fituar vendin e parë në garë dhe kam marrë një kupë. Nuk kisha emocione, jam mësuar me ushtrimet dhe i zgjidh fiks në kohë. Mua më pëlqejnë pjesëtimet në matematikë”, tha Agu./abcnews.al