Tragjedia në Bullgari, avokati i familjeve: Hetimet ngecin, mungon interesi nga autoritetet

Avokati i një pjesë të familjarëve të tragjedisë në Bullgari thotë se klientët e tij janë të diskriminuar nga të dyja shtetet, për ta ende nuk ka kompenzim të dëmit dhe as përgjigje se pse rruga nuk është realizuar siç duhet.


“Një vit pas, hetimeve në Maqedoni dhe Bullgari kanë stagnuar për shkak të mungesës së intersit nga të dyja palët. Nuk ka interes të zgjidhet rasti, e as të zbulohen arsyet se pse rruga nuk ka qenë ashtu si duhet.”, tha Nikollaj Dimitrov, avokat.
Prokuroria bullgare ka konstatuar se shkaku për fatkqesinë e autobusit të Besa Transit ishte gabimi njezorë. Është kërkuar edhe ekspertizë për cilësinë e të gjitha rrugëve në Bullgari, por pavarësisht gjetjeve, prokuroria atje nuk ndryshon tezën e mëparshme se faji është i shoferit.