Tetovë, sulmohet një 22 vjeçarë nga dy persona nga Xhepçishti

Dje (29-nëntor) në ora 13:40 në SPB Tetovë, personi J.K. (22) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 23:30 në një objekt hotelik në rrugën “Dimo Gavroski” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga D.A. dhe L.A., të dy nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët i ka njohur më parë dhe kanë pasur disa herë mosmarëveshtje.


Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë do të vijojë kallëzimi përkatës.