Policia e Tetovës në kohë rekord ka arritur të arrestojë shoferen serbe e cila sonte ka godit me makinë fëmijën 10 vjeçar rrugën industriale në Tetovë, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, mëson ts.mk.

Policia njofton së bëhet fjalë për një 27 vjeçare serbe e cila është arresutar menjëherë pasi ka shkelur fëmijën dhe ka tentuar të arratiset.

“Sot (05-nëntor) rreth orës 18:50, në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, vetura “Fiat Punto” me targa të Serbisë, e drejtuar nga 27-vjeçarja M.N.shtetase serbe me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka goditur një të mitur (këmbësor) nga Tetova” thuhet në kumetën e policisë.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.