Spasovski: Maqedonia e Veriut është shembull për bashkëpunim efikas ndërkombëtar në çështjen e emigracionit

“Përforcimi i emigracionit, azilit dhe menaxhimi me kufijtë” është titulli i Panel diskutimit të dytë në kuadër të ditës së parë nga Forumi Ministror UE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet në Tiranë, në të cilin mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ministrat pjesëmarrës në këtë forum, përveç vlerësimit të situatës përgjatë “Rrugës së Ballkanit Perëndimor”, diskutuan edhe për nevojën e përforcimit të kapaciteteve për menaxhim me kufijtë, përmirësimin e kushteve të pranimit dhe përforcimin e sistemeve për azil, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në luftë kundër kontrabandës me emigrantë dhe tregtisë me njerëz dhe rritjen e kthimit/riatdhesimit në vendet e prejardhjes për emigrantët me status të parregulluar.
Gjatë kësaj, eurokomisarja Johanson në pjesën hyrëse të sesionit e shprehu kënaqësinë e saj nga Marrëveshja e nënshkruar para pak kohe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Unionit Evropian për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjencisë për Roje Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë, në rolin e kryesuesit me Këshillin e UE-së, Vit Rakushan, drejtoi lëvdata për ministrin Spasovski në lidhje me efikasitetin me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut i përfundoi negociatat për marrëveshjen me Fronteks-in dhe e finalizoi edhe procesin e nënshkrimit, që është e një rëndësie të madhe për rajonin dhe UE-në.
Nga MPB shtojnë se ministri Spasovski, duke bërë një retrospektivë nga rëndësia e Marrëveshjes me FRONTEKS-in, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Unionit Evropian në drejtim të sigurimit të zgjidhjeve të qëndrueshme, të përhershme në drejtim të ballafaqimit me migracionin ilegal dhe kriminalitetin ndërkufitar, dhe me këtë për kufij më të sigurt për qytetarët tanë dhe për qytetarët e Unionit, e prezantoi situatën me migracionin në rajon.
“Gjatë vitit 2022, migracioni ilegal është kërcënim aktual me të cilin po ballafaqohen vendet në rajon dhe më gjerë. Si edhe në vitet e kaluara, Turqia dhe Greqia janë vendet në territoret e të cilave janë stacionuar një numër i madh i emigrantëve. Aftësia dhe kapaciteti i Turqisë të menaxhojë me kufijtë e saj ka një rol shumë të rëndësishëm në Rrugën Mediterano-Lindore dhe atë Ballkaniko-Perëndimore, për arsye se ai është edhe më tutje është vendi kyç i cili ndikon në migracionin nëpër Ballkanin Perëndimor, si vend me numrin më të madh të emigrantëve dhe rajon kyç tranzit ndërmjet Azisë së Jugut/të Mesme dhe Evropës. Shqyrtimet analitike tregojnë se presioni migrues në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2022 është rritur, posaçërisht në kufijtë verior të rajonit të Serbisë dhe në Austri. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë penguar 22.806 tentime për kalim ilegal të kufijve ose thuajse pesë mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, potencoi Spasovski, duke përmendur se në krahasim me vitin e kaluar tentimet shënojnë rritje por jo edhe në krahasim me vitet e mëparshme.
Sipas ministrit Spasovski, aktivitetet të cilat u ndërmorrën për parandalimin e aktiviteteve kriminale të lidhura me kontrabandën e migrantëve rezultuan me 89 raste të kontrabandës me 1.328 migrantë. Rezultati i këtillë shënon rritje për 97,7% në raste të zbuluara, përkatësisht në rritje për më shumë se dy herë e gjysmë të migrantëve të kontrabanduar, në krahasim me periudhën nga korriku deri më tetor të vitit 2022, duke potencuar se parakushtet kryesore për menaxhim efikas me kufijtë dhe migracionet janë bashkëpunimi ndërkombëtar, për të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet shembullin më adekuat në rajon për operacionin ndërkombëtar në kufirin jugor me ndihmën e IOM-it, i cili nga viti 2016 është e përkrahur edhe nga Komisioni Evropian.
Ndër prioritetet kryesore, sipas Spasovskit, është ruajtja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet e rajonit, me vendet tranzit si dhe me vendet e prejardhjes, me agjencitë e UE-së dhe KB-ve, si dhe me organizata relevante ndërkombëtare, kurse MPB-ja merr pjesë në platforma, iniciativa dhe procese të shumta ndërkombëtare dhe rajonale, siç janë Proceset e Salscurgut, Pragës, Budapestit, Platforma e Përbashkët Koordinative, DCAF Programi për Siguri Kufitare, etj.
“Çelës për sukses është bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt, koordinimi dhe shkëmbimi i eksperiencave me kolegët tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët relevant të UE-së në fushën e kthimit dhe riatdhesimit, për këtë qëllim, plani ynë është në periudhën e ardhshme të inicohen marrëveshje për riatdhesim me vende tjera të prejardhjes në Azi dhe Afrikë, por edhe të reformohen iniciativat ekzistuese për nënshkrimin e marrëveshjeve. Këtu mbetet bashkëpunimi me partnerët tanë-Organizata Ndërkombëtare për Migracione (IOM), Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave Migruese (ICMPD), si dhe organizata tjera partnere, potencoi ministri Spasovski.
Në ditën e parë të këtij Forumi Ministror, përkushtuar fushës së punëve të brendshme, përveç ministrave të punëve të brendshme nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrës janë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë, si vend kryesues me Këshillin e UE-së, së bashku me Komisionin Evropian, e prezentuar përmes eurokomisares të Punëve të Brendshme, si dhe përfaqësues të kryesusëve të ardhshëm me Këshillin e Evropës ata nga Suedia dhe Spanja, të cilët i prezentuan prioritetet e tyre gjatë kohës së kryesimit.