Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani ka thënë se “strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kurrë nuk kanë qenë/do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve”.

Këtë koment Vela e bëri në Twitter, si reagim ndaj protestës së mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut, të organizuar nga Lista Serbe.

“Vetëm zgjedhjet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar Vela.

“Kryetarët e 4 komunave që dhanë dorëheqje i tradhtuan qytetarët në ato komuna”, ka shtuar ai.