Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte caktuar takimin e punës të Grupit të Punës për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone në përbërje të plotë, që nënkupton nënkryetarë, koordinatorë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend.

Në takim morën pjesë nënkryetarët e Kuvendit, Misovski dhe Ismaili, koordinatorët dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, NSDP-së, ALTERNATIVËS, Aleancës për Shqiptarët, BESËS dhe kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe dy ekspertët e jashtëm, Jeton Shasivari dhe Vllado Popovski, si dhe përfaqësues të shërbimit profesional të Kuvendit.

Dialogu Zhan Mone është projekt i përbashkët i Kuvendit me Parlamentin Evropian për arritjen e zgjidhjeve me konsensusin e të gjithë pjesëmarrësve në Dialog. Duke marrë parasysh faktin se në takim, ndonëse të ftuar sipas rregullit, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së, Kryetari Xhaferi këtë në fillim të takimit e konstatoi si mangësi që nuk pasqyron frymën e këtij Dialogu.

Shprehu bindjen se së shpejti do e informojnë për qëndrimin e tyre në raport me nenet e shqyrtuara dhe në takimin e radhës edhe personalisht do të kontribuojë në dialog, duke e marrë parasysh se intenca është të kemi zgjidhje konsensuale për një rregullore për Kuvend funksional për këtë dhe për çdo legjislaturë të ardhshme.

Të pranishmit në takim punuan sipas mënyrës së punës paraprakisht të përcaktuar, duke vazhduar me shqyrtimin e neneve prej nenit 132 deri në Nenin 166, paralelisht me propozim- Rregulloren e përpiluar nga Shërbimi. Takimi u zhvillua me kontributin konstruktiv të të gjithë të pranishmëve. Puna u ndërpre me konkluzion se do të vazhdohet me takimin e punës të radhës i cili do të caktohet në mënyrë plotësuese pasi të krijohen kushtet për këtë.