Ylli me famë botërore, Britney Spears përmes llogarisë së saj në Instagram zbuloi për 41.7 milionë ndjekësit e saj se ka pësuar dëmtim të nervit në anën e djathtë të trupit. Këngëtarja e shumë hiteve foli për problemet e saj shëndetësore ndërsa ndau një tjetër video në rrjete sociale duke kërcyer.

Duke treguar se nuk ka kurim për dëmtimin e saj nervor, këngëtarja pranoi se dhimbja dhe mpirja i kanë ndikuar në gjumin e saj, por ka zbuluar se kërcimi ndihmon në zbutjen e disa simptomave. “Unë po kërcej në kohë tani… po … dëmtim nervor në anën e djathtë të trupit tim … nuk ka shërim veç Zotit, mendoj.

Dëmtimi i nervave ndonjëherë shkaktohet kur nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm në trurin tuaj… truri juaj fjalë për fjalë mbyllet… blah bla bla histori e vjetër… në atë vend nuk po merrja frymë… dëmtimi nervor bën që pjesët e trupit tuaj të mpihen” tha ajo ndër të tjera teksa shfaqet duke kërcyer.