Autoritetet lokale në një fshat piktoresk në Itali do t’u japin rreth 29 mijë euro njerëzve që janë të gatshëm të blejnë një shtëpi dhe të shpërngulen atje.

Qyteti antik i Presicce-s në rajonin e Pulias po ofron para me shpresën se do t’i sjellë një jetë e re komunitetit të tij në pakësim, ndërsa shtëpitë janë drejt rrënimit.

Ajo që e bën propozimin edhe më tërheqës është se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e “paprekura” të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca.
Ky është rasti më i fundit kur zyrtarët italianë shpërndajnë para për të rinovuar të ashtuquajturat “fshatra fantazmë” dhe zonat rurale në të gjithë vendin.

Vitet e fundit, njerëzit në mbarë botën që ëndërrojnë për një vend në diell, kanë blerë prona me çmime shumë të lira me premtimin se do t’i rinovojnë.