Ngarkoi veturën me dru, arrestohet 58 vjeçari në Vrutok të Gostivarit

Dje (29-nëntor) në Vrutok të Gostivarit, pjestarët  e Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.F. (58) nga Orqusha e Gostivarit. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri me veturën e pasagjerëve “Opel Astra” me targa regjistrimi të Gostivarit pa dokumentacion dhe vulë të rregullt. Personi është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa automjeti me dru është sekuestruar dhe i është dorëzuar Policisë Pyjore. Pas dokumentimit të çështjes ndaj personit do të vijojë kallëzimi përkatës.