Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, ka komentuar incidentin e fundit që ndodhi në ndeshjen e futbollit mes Shkupit dhe Shkëndijës. Në një prononcim për gazetën LAJM, Neziri, akuzoi institucionet si fajtorë kryesor për përsëritjen e këtyre incidenteve, ndërsa ftoi tifozët që të ndihmojnë sportin dhe sportistët duke i përkrahur në mënyrë korrekte.

“Mendoj se grupet e tifozëve duhet të jenë më të kujdesshme dhe mendoj se dikush këtu i keqpërdor këto grupe dhe apeloj që futbolli, të shihet si garë sportive dhe mos të ketë situata të tilla të pahijshme. Besoj që këto incidente e dëmtojnë shumë sportin dhe tifozët nuk duhet të bëjnë incidente të tilla. Besoj që nxiten nga dikush por duhet të jenë të kujdesshëm dhe japin më të mirën të mundshme për sportin, por t’i motivojnë sportistët për të bërë lojë më të mirë. Mendoj se institucionet janë fajtorë kryesor sepse ato duhet të marrin masa në këto raste dhe të gjykohen të mos përsërite këto raste”, tha deputeti i ASH-së, Adnan Neziri për gazetën LAJM.