Guvernatorja e Tokios iu ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin golf gjatë dimrit për të reduktuar konsumin e energjisë. Yuriko Koike tha se kjo mund të jenë një mjet për të ndihmuar në reduktimin e faturave në rritje të energjisë, sipas BBC.

Kryeqyteti japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes furnizimit të pasigurt dhe çmimeve në rritje.

Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen të veshë golf, kur u pyet nëse është e përshtatshme për vendin e punës.

Është e paqartë nëse Macron ka veshur golf për shkak të krizës energjitike apo për të ndjekur modën, por dashuria e tij për golfin ka qenë objekt diskutimi prej kohësh.