Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (03-nëntor) rreth orës 15:00, në Kodrën e Diellit në Tetovë kanë ndaluar shtetasit M.H. (44) dhe G.K. (31) nga Republika e Shqipërisë, të cilët të padeklaruar po qëndronin dhe punonin në këtë zonë. Dy shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtutjeshme.TS