Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është besimtar dh se e ka agjëruar muajin e Ramazanit edhe gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Mustafa thotë se edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë besimtarë, por jo fanatikë.

Lexo Edhe:
Ai gjatë një interviste në emisionin “Prizma” të T7, ka thënë se “kur ishte kryeministër agjëronte dhe porosite kafe për të mos u veçuar nga palët, por nuk e pinte atë”.
“Besimtar jam, por nuk jam besimtar fanatik. Besimtar janë gjithë familje edhe unë e mbaj atë. Ramazanin e mbaj, e kam mbajtur edhe sa kam qenë kryeministër. Kur kanë ardhur palët kam porositë kafe por nuk e kam pirë, në asnjë rast nuk kam dashur të veçohem“, ka thënë Mustafa.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për çështjen e shamisë në shkolla, duke thënë se është që bartja e shamisë të bartet pas moshës 18-veçare.

Megjithatë, ai thotë se është për t’u gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj që deri në moshën madhore nuk është e drejtë që të detyrohen nxënësit ose fëmijët që të bartin shamitë. Kur ta arrijnë moshën është një e drejtë më pas“, ka thënë Mustafa.