Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2022.

Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, të përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe mobilv nga dita e sotme, 4 nëntor të vitit 2022.

Me qëllim që të shmanget rrëmuja para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në 2 grupe në të gjitha filialet e hapura të bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

04.11.2022 – A, B, V, G, D, GJ, ZH, E, X, I, J, K, L, LL
07.11.2022– M, N, NJ, O, P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.