Argjentina shënoi fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit fituan kundër Meksikës, në ndeshjen e dytë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lusail Iconic Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

Lionel Messi udhëhoqi “Albicelestet” drejt fitores, pasi shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i dytë i shënuar Enzo Fernandez.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi edhe një rekord në Kupën e Botës.

Përveçse ishte lojtari më i ri në moshë që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje të këtij turneu, Messi sonte u bë edhe lojtar më i vjetër që shënon dhe asiston në një ndeshje.

Si 18-vjeçar e 357 ditë, sulmuesi argjentinas kishte shënuar e asistuar kundër Serbisë, në Kupën e Botës të vitit 2006.

Kurse, sonte, Messi e regjistroi rekordin si 35-vjeçar e 155 ditë.