Menduh Thaçi në emisionin Klan Debat duke folur për takimin e lidërve, theksoi se për temën e “20 përqindëshit” është folur dhe se këtë temë e ka hapur Ali Ahmeti.

“Temën e 20 përqindëshit e hapi z. Ahmeti me një korrektësi të shpjegimit të bashkëbisedimit që kemi pasur ne të dy, me sqarimet se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që ky formulim jodinjitoz për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe të eliminohet, me sqarimin se ky kompromis është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit për ta përmbyllur sa më shpejtë konfliktin”, u shpreh Menduh Thaçi.

Thaçi mohoi se në takim për këtë temë të ketë folur Taravari i Aleancës për Shqiptarët, duke thënë se nuk i kujtohet, porse e mbante mend se për të njëjtën temë ka folur edhe Afrim Gashi./