Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se këtë javë dhe javën e ardhshme do të botohen dhe dorëzohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore të reja për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Bëhet fjalë për mbi 20 tekste për të cilat nuk ka procedura ankimimi, sipas lëndëve mësimore në klasë të parë, të dytë, të katërt dhe të pestë edhe atë në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në shkollat fillore në vend gjegjësisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.

Rikujtojmë se përgatitja e tyre pasoi pas krijimit të programeve të reja mësimore për këto klasa, në përputhje me planin për reformën me faza të arsimit fillor. Ndërkohë, për nxënësit është bërë prokurimi i materialeve cilësore mësimore që mbulojnë materialin për tremujorin e parë, në mënyrë që të mund të punojnë gjatë orëve dhe të përsërisin atë që kanë përvetësuar pas përfundimit të orëve.

MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përgatitjen e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht proces edukativo-arsimor.