Markov: Shkupi në vitin 2023 mund të fillojë negociatat reale me BE-në, Zoran Zaev në Sofje shihet si një politikan dialogu

Në vitin 2023 mund të presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat reale me BE-në, gjegjësisht thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare, pasi të futen bullgarët në Kushtetutë, kështu vlerëson në një prononcim për PRESSonline.mk, Aleksandar Markov, gazetar i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT).

“Për mendimin tim, në vitin 2023 mund të presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat reale me BE-në, gjegjësisht thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare, pasi t’i shënojë bullgarët në Kushtetutë. Angazhim që Shkupi e mori me nënshkrimin e Protokollit këtë verë. Nëse kjo ndodh, unë besoj se – siç është rënë dakord tashmë – vendi do të fillojë negociatat me BE-në. Kjo nuk nënkupton përfundimin e zbatimit të Marrëveshjes të 2017-ës dhe të dy protokolleve në bazë të tij, por përkundrazi – hyrjen në mekanizmat e garantuar nga BE-ja për zbatimin e tij”, deklaroi Markov për PRESSonline.mk

Sipas tij, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është vetëm një bazë e mirë, ndërsa në të të drejtën ndërkombëtare, shton ai, mospërmbushja e kontratave çon në një pikë ku askush nuk ju beson.

“Sepse askush nuk është i sigurt se do t’i përmbushni angazhimet tuaja. Sofja konsideron se Shkupi nuk po e përmbush Marrëveshjen, prandaj erdhi deri te futja e mekanizmave specifikë për zbatimin e tij në Protokollin e Dytë këtë verë. Mekanizmat garantohen edhe nga BE”, nënvizoi Markov.

Aleksandar Markov
Sipas vëzhgimit tim si gazetar, në disa qarqe në Bullgari Zoran Zaev shihet si një politikan dialogu, qeveria e të cilit ra – pak a shumë – për shkak të efekteve të dy traktateve me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Zoran Zaev nënshkroi Marrëveshjen e vitit 2017. Sipas vëzhgimit tim, në disa qarqe në Bullgari ai shihet si një politikan dialogu, qeveria e të cilit ra – pak a shumë – për shkak të efekteve të dy traktateve me Greqinë dhe Bullgarinë. Megjithatë, unë besoj se çështja e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e saj me Bullgarinë nuk është personale, jo e bazuar në këtë apo atë politikë, por në një konsensus themelor publik për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me njerëzit më të afërt në Ballkani, për njohjen e së vërtetës historike, e cila është mënyra për të vendosur marrëdhëniet dypalëshe në një bazë të pastër, miqësore, afatgjatë. Për të parë përpara dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin si fqinjë të mirë, miq dhe kombe vëllazërore”, shprehet Aleksandar Markov, gazetar i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT).