Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se Qeveria e tyre ka realizuar dy paketa të masave për ndihmë të qytetarëve në kohën e krizës.

Siç thonë nga LSDM, në këto dy pakete janë përfshirë 200 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta.

“Nëpërmjet paketës së masave ndihmohet pjesa tjetër e qytetarëve, por edhe kompanive për ruajtjen e stabilitetit dhe mbajtjen e punonjësve. Masat e Qeverisë po japin rezultate, qindra mijëra qytetarë po ndihmohen dhe mijëra vende pune janë shpëtuar”.

“Kujdesi për qytetarët dhe kompanitë vazhdon edhe gjatë krizës, për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2023 janë parashikuar edhe 250 milionë euro shtesë për masa të reja, si dhe janë siguruar mjete për rritje të re të pagës minimale dhe pensionet. LSDM mbetet në anën e qytetarëve, kujdesi për të gjithë vazhdon”, thonë nga LSDM.