Para pak minutave ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën industriale në Tetovë, një veturë me tabela të Sërbisë ka goditur një fëmijë dhe ka ikur nga vendngjarja.

Fëmija është dërguar në spitalin klinik të Tetovës me lëndime të rënda trupore por është jasht rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Spb-së Tetovë Fatmir Rexhepi tha se ekipet policore shumë shpejtë kanë intervenuar dhe e kanë gjetur veturën largë vendit të ngjarjes dhe se edhe është identifikur shoferi i cili ka drejtuar mjetin.