Përfaqësuesi special i BE-së, për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak pas këtij takimi tha se u bë një diskutim i gjatë, i vështirë, por i drejtë.

Ai gjithashtu tha se të dy i pajtuan që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen plotësisht, përcjell Klankosova.tv.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë me Aleksandër Vuçiqin. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në shkrimin e bërë nga Lajçak në Twitter.