Kasami: Rrugën e butiqeve do ta rikonstruojmë me ndihmën e Qeverisë

Ministri i Pushtetit Lokal Risto Penov është takuar me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami informon Tetovasot.Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Tetovë.
Me këtë rast kreu i Komunës Kasami tha se kjo vizitë e tij e parë zyrtare ishte me shkas për të nëshkruar marrëveshjen e kofinansimit të projektit të rikonstruimit të rrugës së butiqeve sic njihet në Tetovë.
Ky është një projekt i finansuar nga Fondet Evropiane dhe i koofinansuar nga Ministria e Pushtetit Lokal .
Kasami tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Tetovës që do të realizohet si bashkëpunim ndërkombëtarë mes Komunës së Tetovës dhe asaj të Prizrenit
Kasami u shpreh se si pushtet lokal jemi të interesuar që të bashkëpunojmë edhe me ministritë që ndajmë përgjegjësi dhe obligime në interes të qytetarëve
“Bashkë të mund të maksimilizojmë realizimin e projekteve që janë për të mirë të Tetovës dhe të tetovarëve” deklaroi kreu i Komunës Kasami.Tetovasot