Bilall Kasami sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, tha se ata si parti nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje politike nëse marrëveshja e koalicionit nuk mbulon progresin e shqiptarëve dhe garancinë për gjuhën shqipe.

“Ne si Lëvizja Besa do të bëjmë marrëveshje për të hyrë në Qeveri vetëm nëse ajo parti pranon të avancojë të drejtat e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe. Çdo parti politike që nuk pranon të jetë pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeveritar dhe avancimin e çështjes shqiptare, ne nuk bëjmë marrëveshje”, tha Kasami.