Këshilli Federal ka refuzuar një sërë propozimesh për të ofruar ndihmë financiare familjeve zvicerane dhe me këtë refuzim, gjithçka mbeti në dorë të kantoneve që duan të ndihmojnë banorët e tyre.

Këshilli i kantonit ka vendosur javën e kaluar rritjen e masës së subvencioneve dhe shtesave të banesave për të mbrojtur fuqinë blerëse të familjeve. Gjithashtu parashikon rritje të shtesave familjare dhe paketës së mirëmbajtjes për përfituesit e ndihmës sociale.

“Inflacioni i vërejtur muajt e fundit po shkakton një rënie të të ardhurave të disponueshme për një numër të madh familjesh, veçanërisht në klasën e mesme. Këshilli i Shtetit dëshiron që njerëzit e interesuar të përfitojnë nga mbështetja për të mbrojtur fuqinë e tyre blerëse”, thanë autoritetet.

Në këtë drejtim, kantoni do të ofrojë subvencione më të larta të primeve të kujdesit shëndetësor, shtesa për strehim dhe familje, si dhe pagesa të mirëqenies. /albinfo