Ushtrues detyre rektor i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti, është një tifoz i kombëtares franceze në Kupën Botërore që po mbahet në Katar, përcjell Open-TV.

Gazetari i Klan Macedonia, Shaban Sinani, gjatë një manifestimi ka intervistuar funksionarë të shumtë se nëse e ndjekin botërorin dhe për cilën skuadër bëjnë tifo.

“E ndjekim, e ndjekim, por jo të gjitha ndeshjet. Unë bëj tifo për Francën”, ka deklaruar Kushtrim Ahmeti, u.d. rektor i UT-së për mikrofonin e Klan Macedonia, përcjell Open-TV.
Kampionati botëror në Katar ka nisur me 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor./Open-TV/