Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Bundesligë.

Këtë të shtunë, kampionët gjermanë shënuan fitore në udhëtim kundër Hertha Berlinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Olympiastadion” përfundoi me rezultatin 2:3. Të pesë golat u shënuan brenda pjesës së parë.
Jamal Musiala (12′) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (37′, 38′) shënuan për fitoren e “Bavarezëve”.

Kurse, Dodi Lukebakio (40′) dhe Davie Selke (45′ nga penalltia) shënuan për vendasit.

Bayerni pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe tani renditet në pozitën e parë në tabelë, me dy pikë më shumë se Union Berlini. Skuadra nga kryeqyteti gjerman ndeshjen e kësaj jave e luan nesër, në udhëtim kundër Bayer Leverkusenit.

Hertha Berlini me 11 pikë ndodhet në pozitën e 14-të.