Pas 48 orësh, Juventusi do të njohë kundërshtarin me të cilin do të duhet të përballet në fazën e 32-të të Europa League në përballjen e dyfishtë që do t’i shohë bardhezinjtë të luajnë në Allianz më 16 shkurt dhe të kthehen një javë më vonë.

Të hënën në drekë, shorti do të tregojë fazën e parë të këtij udhëtimi të Juventusit që ka shtatë armiq të mundshëm përpara. tre ekipe franceze, Nantes, Rennes dhe Monaco, danezët e Midtjylland, gjermanët e Union Berlin, holandezët e PSV dhe anglezët e Manchester United ku luan Cristiano Ronaldo.

Rennes, United dhe PSV janë kundërshtarët më të rrezikshëm.