Dy minerale të reja u zbuluan në një meteorit që ra në Somali

Një ekip studiuesish në Kanada thotë se ka zbuluar dy minerale të reja, dhe potencialisht një të tretë, pas analizimit të një pjese të një meteori 15 tonësh që ra në Afrikën Lindore.


Një meteorit pak më shumë se dy metra i gjerë, duke e bërë atë të nëntin më të madh në mesin e meteoritëve të dokumentuar, u zbulua në Somali në vitin 2020.

Mbarështuesit vendas të deveve thonë se meteoritin e kanë njohur breza të tërë banorëve të zonës dhe se në këngët e tyre e kanë quajtur muzg.

Shkencëtarët perëndimorë, megjithatë, e quajtën shkëmbin që mbërriti nga hapësira El Ali sepse u gjet pranë qytetit El Ali, në rajonin e Hiranit.

Një copë meteori me bazë hekuri, me peshë 70 gramë, u dërgua për klasifikim tek ekspertët në Universitetin e Albertës, i cili ka një koleksion të pjesëve të trupave qiellorë.

Chris Herd, një profesor në Departamentin e shkencave të tokës dhe atmosferës dhe kurator i koleksionit të meteoritëve të universitetit, tha se gjatë klasifikimit të shkëmbit, ai vuri re minerale të pazakonta. Heard i kërkoi Andrew Locock, kreut të Laboratorit të Mikrosondeve Elektronike të universitetit, të hetonte.

“Ditën e parë që bëri disa analiza, ai tha: “Ju keni të paktën dy minerale të reja atje”. Kjo ishte fenomenale. Zakonisht duhet shumë më tepër punë sesa thjesht të thuash se ka një mineral të ri”, thotë Herd.

Sipas tij, minerale të ngjashme janë krijuar në laborator në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, por ato nuk janë regjistruar asnjëherë të shfaqen në natyrë.

Heard thotë se mineralet e reja mund të ndihmojnë në zbulimin se si funksionon “laboratori i natyrës” dhe se ato mund të kenë aplikime ende të panjohura.

Një mineral i tretë potencialisht i ri është ende duke u analizuar.