Dimovski do të referoj në seancë të mbyllur të Qeverisë për rastin Onishçenko

Në seancën e mbyllur të Qeverisë sot, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski, pritet të raportoj për rastin e dhënies së shtetësisë maqedonase kontroversit ukrainas Oleksandr Onishchenko. Ditë më parë kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se përgjegjësipër rastin duhet të përcaktohet. Ndërkohë raportohet se në ASK dy zyrtarë janë pezulluar pasi nuk kanë kontrolluar Onishchenkon.