Dje (06-nëntor) në ora 13.00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovls-Dibër, përballë urës së Skudrinjës, vetura “Mitsubishi Pajero” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 65-vjeçari R.I. nga Trebishtja e Rekës së Poshtme, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pjesë të dheut të rrëshqitur. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë pasagjerja në veturë Z.I.(62), ndërsa lëndime trupore kanë marrë dy pasagjeret tjera të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.