Institucionet ndëshkuese përmirësuese janë vendet ku vuajn dënimin persona të cilët kryejnë vepra penale, e në të shumtën e rasteve këto ambiente janë në gjëndje të mjerueshme, duke folur plr këtë çështje zëvëndës avokati i popullit Sonja Trifunovska ka komentuar gjendjen e burgjeve në vendin tonë nga vizita e paparalajmëruar e obdusmanit të cilën e bëjnë nëpër këto institucione. E ftuar në Tv Telma zëvëndësja e avokatit të popullit Sonja Trifunovska duke përmendur gjendjen e mjerueshme të të gjitha burgjeve në vend ajo ka folur edhe për gjendjen e Burgut të Tetovës ku ka përmendur kushtet europiane që ka ky institucion ndëshkues përmirësues.

“Unë këtu do të doja të përmendi burgun e Tetovës, umë kam edhe fotografi se si është dukur dhe si duket për momentin burgu i Tetovës. Se si një ekip i mirë menaxherial mund të ndryshoj dhe menaxhoj rikonstruimin total. Ne kemi komplet të renovuar nga themelet repartin e mbyllur, repartin e pranimit dhe nëpërmjet fotografisë mund të shihni se si ato duken në përputhje me të gjitha standartet europiane. Nga themeli i rinovuar kuzhina, nyjet sanitare dhe toaletet. Dmth atje ku kemi një punë të mirë të udhëheqësve rezultati është i dukshëm” Ka thënë zëvëndësja e avokatit të popullit Sonja Trifunovska për Televizionin Telma, përcjell Tetova Sot.

 

 

Si duket puna e palodhshme e drejtorit të këtij institucioni Qefali Havzija tani më ka hyrë në veshët dhe sytë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe për momentin Burgu i Tetovës rangohet si një nga burgjet me kushtet më të mira në rajon.