Prej disa minutave është e pakalueshme rruga poshtë urës pranë Sheshit Skendërbeu në Çair. Tre vetura janë përplasur mes tyre duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Policia ka dalur në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa nga aksidenti përveç dëmeve materiale, nuk raportohet ende për ndonjë dëm më të madh tek pjesëmarrësit.