Benzi bëhet copash në aksin Berat-Lushnje, shoferi arratiset pa gjurmë

Një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës në aksin nacional Berat-Lushnje, në “Rotondon e Moravës”.


Si pasojë e përplasjes mjeti është shkatërruar.

Pas aksidentit, shoferi është larguar duke e lënë makinën në rrugë me dyer të hapura.
Mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit. Ngjarja duket e mistershme pasi nuk dihet arsyeja se përse shoferi është larguar.