Skuadra e Roberto Martinez ka probleme të dukshme. Kjo tashmë dyshohej edhe para humbjes nga Maroku, kur Kevin de Bruyne tha se nuk besonte se skuadra belge do të fitonte Botërorin 2022.

“Nuk ka shans, jemi shumë të vjetër. Mendoj se shansi ynë ishte në vitin 2018. Kemi një ekip të mirë, por po plaket. Kemi humbur disa lojtarë kyç. Kemi lojtarë të rinj të mirë që vijnë, por ata nuk janë në nivelin që ishin lojtarët e tjerë në 2018″.

Fjalimi jo shumë inkurajues dhe si rezultat, Belgjika humbi ndaj Marokut në këtë rast dhe tani rrezikon të kalojë play-off-in.

Menjëherë pas ndeshjes, gazetarët belgë të RTL raportuan se pas ndeshjes pati një konflikt të rëndë midis Jan Vertonghen, Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne, gjithçka shkoi aq larg sa Romel Lukaku duhej të ndante shokët.

Menjëherë pas kësaj, një tjetër lajm mahnitës erdhi nga RTL. Gazetarët thanë se konflikti midis De Bruyne dhe Courtois, i cili ndodhi shumë vite më parë, shkak u bë e dashura e mesfushorit e cila e tradhëtoi me portierin e Realit. Lojtarët nuk kanë folur me njëri-tjetrin jashtë fushës për shumë vite.