Një avion me 43 persona në bord si shkak i motit të ligë është zhytur në liqenin Viktoria në Tanzani.

Avioni i kompanisë “Precision Air” ishte planifikuar të fluturonte nga Dar es Salaam në aeroportin e Bukoba, ndërsa për shkak të kushteve të motit rra në ujë rreth 90 metra larg aeroportit.

Në avion ishin të pranishëm 39 pasagjerë, dy pilotë dhe dy stjuardesa. BBC raporton deri tani, janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave, ndërsa 26 të tjerë janë shpëtuar.