“Ata duan që ne të largohemi”, Nasser Al-Khelaifi pretendon se PSG nuk është më i mirëpritur në Parc des Princes

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi kohët e fundit pranoi se klubi nuk është më i mirëpritur në Parc des Princes.


Stadiumi ka qenë shtëpia e parisienëve që nga viti 1974. Megjithatë, kohët e fundit PSG nuk ka ndjerë mbështetjen e autoriteteve të qytetit dhe është gati të shqyrtojë mundësi të reja.

“Nuk jemi më të mirëpritur në Parc des Princes. Autoritetet na bëjnë presion, duan që ne të ikim. Tashmë jemi të lodhur nga kjo. E dua Parc des Princes, është historia jonë dhe e respektoj më shumë se çdo gjë”, tha Nasser Al-Khelaifi për First Post.

“Prioriteti për ne ka qenë gjithmonë qëndrimi, por nuk mendoj se është ajo çfarë duan në Paris. Ne kemi investuar 80 milionë euro në stadium, por nuk është i yni.

Emmanuel Gregoire, kreu i departamentit të zhvillimit urban të Parisit, tha se PSG po e detyron qytetin të shesë stadiumin:

“PSG thotë: “Do të investojmë 500-600 milionë në rikonstruksionin e stadiumit, vetëm nëse e kemi në pronësi”. Ne nuk jemi gati të shesim Parc des Princes, kjo është pronë e qytetit dhe parisienëve.

“Negociatat janë duke vazhduar, ne i kemi thënë klubit se duam të dimë se sa janë të gatshëm të ofrojnë për stadiumin përpara se të vendosim nëse do ta shesim apo jo. Derisa të biem dakord”.

Parc des Princes u ndërtua në vitin 1897, stadiumi ishte shtëpia e ekipit kombëtar francez deri në Kupën e Botës 1998 pa mbërritjen e Stade de France.