Ali Ahmeti është i pakontestueshëm dhe ai nuk asnjë lloj presioni. Kështu mendon Artan grubi në emisionin Klan Debat. Sipas Grubit, në qoftë se nuk do të ekzistonte Ali Ahmeti, shqiptarët do të duhej të shpiknin një të tillë sepse ai, thotë Grubi, është lider kombi.

“Zoti Ahmeti është nga figurat e rralla kombëtare, pjesëmarrës në tri luftra, pjesëmarrës në të gjitha lëvizjet revolucionare të kombit shqiptar në të kaluarën dhe nuk shoh se kush prej nesh mund t’i ushtrojë presion z.Ahmeti, qoftë Artani, qoftë Bujari apo Kreshniku”, u shpreh Grubi.