Nëpunësit policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.S. (30) nga fashti Trubarevë i Shkupit.
Siç kumtoi MPB, M.S. është kërkuar me urdhërarrest nacional sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti për vepër penale të kryer në bazë të nenit 383 të Kodit Penal.
M.S. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit.