Surprizën e madhe e bën Arabia Saudite. Argjentina e nis me një humbje të hidhur edhe pse me Lionel Messin në fushën e lojës.

2 herë kampionët e botës pësuan një disfatë shumë të rëndë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10 me numrin 10.

Bardhekaltërit e ulën ritmin dhe më pas toleruan duke pësuar dy gola të pabesueshëm, fillimisht në minutën e 49 S. Al-Shehri dhe më pas S. Al Daësari 4 minuta më pas.

Shuplakë e fortë për skuadrën e Lionel Scalonit, i cili duhet të bëjë llogaritë me një humbje që mund ta lejë jashtë fazës tjetër.

Në grupin C bën pjesë edhe Meksika e Polonia që mund të shkaktojnë probleme në rrugën e Argjentinës që ndeshjen e dytë do ta luajë përballë Kombëtares së Meksikës.