Në udhëkryqin e rrugës mes fshatit Çaile dhe Balindoll të Gostivarit, dje (22-nëntor) rreth orës 19:15, sipas raportimit në SPB Tetovë, vetura “BMW” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20- vjeçari K.M. nga Ballindolli ka aksidentuar një biçikletën “perla” të drejtuar nga 64-vjeçar S.J nga Gostivari, i cili ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” nga Gostivari.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.TS