Janë bërë dy vite që kur artisti i mirënjohur, Koço Devole ndërroi jetë pasi ishte infektuar me Covid-19. Sot, ashtu sikurse vitin e shkuar, nuk ka munguar një dedikim nga Agron Llakaj për artistin e ndjerë. Krahas një fotografie që ka publikuar në Instagram, ai shkruan fjalët më të ndjera për të.

Postimi i plotë:

I Madhi dhe i paharruari Koco Devole.
Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.
Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.
I paharruar i shtrenjti Koco!